TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Janar 2026, 22:51

Pamje dramatike nga Gjirokastra, uji merr para qytetarin; ndërhyjnë forcat zjarrfikëse (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Pamje dramatike nga Gjirokastra, uji merr para qytetarin; ndërhyjnë

Në orët e fundit krahas Shkodrës, Durrësit dhe Lezhës, edhe Gjirokastra po përballet me përmbytje masive, përrenj dhe lumenj të rrëmbyeshëm që kanë dalë nga shtrati. 

Si pasojë e daljes nga shtrati të përroit të Ficos, është përmbytur lagjja e poshtme të qytetit ‘18 shtatori’, ndërsa niveli i ujit është rritur shumë edhe në zonën e njohur si Ura e Lumit.

Situatën kritike në Gjirokastër e ilustron plotësisht edhe videoja e një qytetari, të cilin e merr përpara uji i rrëmbyeshëm që po vërshon në disa prej rrugëve të qytetit.

Ndërkohë një djalë 23 vjeç është shpëtuar mrekullisht nga mbytja në Bllokun e Furrave, lagjja Punëtori. Punonjësit zjarrfikës arritën që ta nxirrnin nga rrjedha e ujërave të rrëmbyeshëm, duke e shpëtuar nga vdekja.

Lini një Përgjigje