TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Janar 2026, 20:57

Uji merr përpara gjithçka, pamje apokaliptike nga Gjirokastra (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Uji merr përpara gjithçka, pamje apokaliptike nga Gjirokastra

Gjirokastra po përballet me orë të vështira si pasojë e reshjeve intensive të shiut që kanë përfshirë qytetin gjatë gjithë ditës së sotme, me intensitet të shtuar në orët e mbrëmjes.

Përmes një njoftimi publik, kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, iu ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme, për shkak të rrezikut që mund të vijë nga përkeqësimi i kushteve atmosferike.

“Strukturat lokale dhe qendrore të emergjencave janë në terren dhe në ndjekje të vazhdueshme të situatës, për të bërë gjithçka është e mundur që të mos ketë pasoja, mbi të gjitha në njerëz dhe më pas dëme materiale”, thuhet në mesazhin e kryebashkiakut.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që, në rast nevoje apo emergjence, të kontaktojnë menjëherë numrin 112, ndërsa situata vijon të monitorohet nga të gjitha strukturat përgjegjëse.

pamje apokaliptike nga gjirokastra

Lini një Përgjigje