TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Janar 2026, 07:45

Moti i keq/ Zona e burgut në Durrës ende nën 'pushtetin' e ujit, përmirësohet situata në lagjet e tjera 

Shkruar nga Pamfleti
Moti i keq/ Zona e burgut në Durrës ende nën
Durrësi nën 'pushtetin' e ujit

Një ditë pasi Durrrësi u ‘pushtua’ nga reshjet e dendura të shiut, këtë të mërkurë akset kryesore rrugore janë të kalueshme të gjitha dhe uji është larguar.

Problematikë mbetet zona e ish-kënetës e më konkretisht në bllokun rreth burgut. 100 banesa kanë ende ujë në oborret dhe në brendësi të tyre.

Po ashtu situatë problematike paraqitet edhe në Shkozet, lagjja 14 veçanërisht në zonën e njohur si ‘NISH tulla’.

Në total janë evakuuar 18 familje me 60 persona të cilët janë sistemuar në 2 shtëpitë e pushimit, në atë të Ministrisë së Brendshme dhe në atë të mbrojtjes.

Ekipet e Mbrojtjes Civile,Zjarrfikëseve,të Ujësjellës Kanalizimeve vazhdojnë punën për të rikthyer normalitetin në zonat problematike.

moti i keq pushton shqiperine reshje shiu ne durres

Lini një Përgjigje