TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Janar 2026, 10:36

Moti i keq, izolohen një mijë banorë në Kukës; shkak dëmtimi i një ure

Shkruar nga Pamfleti
Moti i keq, izolohen një mijë banorë në Kukës; shkak
Moti i keq në Kukës

Moti i keq në qarkun e Kukësit ka shkaktuar shumë problematika. Si pasojë e reshjeve, të gjitha rrugët nacionale, rrugët bashkiake dhe urat paraqesin problematika të shtuara.

Mësohet se të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme. Në Bashkinë Kukës vijon të mbetet e rrezikuar ura e fshatit Orgjost, pasi është dëmtuar njëra nga këmbët mbajtëse të saj.

Sipas banorëve, për shkak të përkeqësimit të situatës, fëmijët nuk janë lejuar të shkojnë sot në shkollë, ndërsa kërkohet ndërhyrje e menjëhershme nga strukturat e emergjencave civile, si në nivel lokal ashtu edhe qendror pasi mbi 1000 banorë të dy lagjeve të fshatit që lidhen me urën rrezikon të izolohen.

Moti i keq, izolohen një mijë banorë në Kukës; shkak
Pamje nga problematikat në Kukës

Ndërkohë, vijojnë të jenë të bllokuara segmenti rrugor i Njësisë Administrative Zapod,rrugët Cërnalevë dhe Oreshkë. Për shkak të kushteve të motit, sot nuk është zhvilluar mësimi edhe për nxënësit e shkollës në Cërnalevë.

Nga Bashkia Tropojë raportohet se nuk ka problematika. Situata vijon të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat përkatëse.

Në Bashkinë Has mbetet problematik rezervuari Helshan 2, pasi poshtë tij ndodhet një objekt shkollor. I gjithë Qarku Kukës furnizohet me energji elektrike, përjashtuar Njësitë Administrative Zapod, Shishtavec dhe Topojan (Bashkia Kukës), ku vijojnë ndërprerjet.

Moti i keq, izolohen një mijë banorë në Kukës; shkak
Moti i keq në Kukës

kukes moti i keq izolohen nje mije banor

Lini një Përgjigje