TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Janar 2026, 11:35

Shembja e banesave në fshatin Vajzë të Vlorës, banori i revoltuar: Shpëtuam për një qime, asnjë ndihmë nga shteti

Shkruar nga Pamfleti
Shembja e banesave në fshatin Vajzë të Vlorës, banori i
Shembja e banesave në fshatin Vajzë të Vlorës

Një nga banorët e prekur nga dëmtimi i dy banesave në fshatin Vajzë ka folur  ndërsa ka dhënë detaje sesi ka ndodhur ngjarja. Banori shprehet se gjatë natës u shembën muret e jashtë të banesës duke iu rrezikuar jetën.

“Nga ora e 2 e natës, ranë muret e jashtme. Pastaj u ngritëm dhe e bëmë alarmante.

I nxorëm bagëtitë. Shpëtuam për një qime. Ja shtëpia po presim të batohet nga momenti në moment.Nuk guxon të futet kush brenda të marrim diçka. Shtëpinë e kemi të re, 3 vite kishim që e mbaruam shpinë. Zero, nuk kemi asnjë llaf. Erdhi policia dhe këta të Bashkisë po nuk shohim ndonjë llaf,” tha banori i cili u shpreh se shpreson për shpërblim.

Sipas banorëve, ara kanë marrë në telefon autoritetet për të situatën. Ata thonë se ndihen të rrezikuar pasi banesat e tyre mund të rrëshqasin Sipas banorëve kjo situatë është e përsëritur. Sipas tyre masat e marra nga shteti lënë për të dëshiruar. Ata bëjnë apel për ndihmë nga institucionet dhe dëmshpërblime.

Në fshatin Vajzë, ka pësuar çarje edhe rruga nacionale që lidh fshatrat Kote- me fshatin Vajzë, Amantian Sevasterin, Plocen etj. Për shkak të shkarjes së dheut, dy banesa rrezikojnë të shemben po në fshatin Vajzë.

Ndërkohë Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në zonën e pazarit, pranë Ura e Mifolit, si pasojë e prurjeve të larta të ujit. Sipas të dhënave të fundit, niveli i Vjosës ka arritur në 7.1 metra mbi nivelin e detit. Autoritetet kanë njoftuar të gjitha familjet që jetojnë pranë lumit të marrin masa paraprake dhe të jenë të vëmendshme ndaj çdo rreziku të mundshëm.

 

shembja e banesave në fshatin vajzë të vlorës

Lini një Përgjigje