TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Janar 2026, 11:43

Moti i keq, mbi 500 banesa pa energji elektrike në Qarkun Elbasan 

Shkruar nga Pamfleti
Moti i keq, mbi 500 banesa pa energji elektrike në Qarkun Elbasan 
Moti i keq në Qarkun Elbasan 

Moti i keq në vend, ka sjellë problamatika edhe në Qarkun Elbasan. Në disa zona është ndërprerë furnizmi me energji elektrike, si pasojë e dëmtive në rrjetin shpërndarës. 

Sipas të dhënave zyrtare nga Rajoni Elbasan, Fidri 2 i Nënstacionit “Përparim” është pjesërisht jashtë funksionit, duke lënë pa energji elektrike 164 abonentë në zonat Garunje dhe Cacabeze. Ndërkohë, Fidri 2 i Nënstacionit Prrenjas ka pësuar dëmtime në shtyllat e tensionit të mesëm, si pasojë e përplasjes së një automjeti, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë për 390 abonentë në zonën e Radokalit.

Në total, 514 abonentë në Qarkun Elbasan rezultojnë aktualisht pa energji elektrike. Grupet e punës ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e dëmtimeve, ndërsa autoritetet bëjnë me dije se rikthimi i furnizimit me energji elektrike nuk do të vonojë.

moti i keq ne elbasan nderpritet energjia elektrike

Lini një Përgjigje