Qyteti i Durrësit vijon të mbetet nën pushtetin e ujit, ku qindra familje janë përmbytur dhe banesat e tyre janë momentalisht të pa banueshme.
Një nga banorët deklaron se niveli i ujit ka shkuar 2 metra, ndërkohë që kjo është hera e tretë që banesa e tij përmbytet dhe nuk ka marrë asnjë dëmshpërblim.
Banori u shpreh se Ministri Vengu nuk ofroi ndihmë për qytetarët e prekur, por shkoi për show.
“Niveli i ujit ka shkuar dy metra. Shtëpia ime nuk hapet, është me ujë. Erdhën mbrëmë, erdhi ministri, bëri show sikur ka ardhur të na ndihmojnë. Vjen një ministër Mbrojtjeje që s’ja ka idenë. Ka 10 vite që bëj kërkesa të bëhen kanalizime, nuk ka asnjë lloj puseta. Kjo është hera e tretë që përmbytemi, 10 mln lekë kam bërë vetëm riparime dhe nuk jam dëmshpërblyer asnjë herë", tha baori për mediat.

Lini një Përgjigje