TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Janar 2026, 13:50

Shqipëria përmbytet, situata sipas qarqeve për ditën e sotme

Shkruar nga Pamfleti

Situata nga përmbytjet vijon të jetë kritike në disa qarqe të vendit, pas reshjeve të dendura të shiut që nisën prej të martën dhe zgjatën gjatë gjithë natës. Pamjet nga terreni tregojnë rrugë të mbuluara nga balta dhe inertet, shtëpi dhe biznese nën ujë, automjete të shkatërruara, familje të evakuuara me urgjencë dhe zona të tëra të izoluara nga rrëshqitjet e dheut.

Shqipëria përmbytet, situata sipas qarqeve për ditën e sotme
Përmbytjet në vend

Reshjet e shiut në vend edhe këtë të mërkurë kanë shkatuar problematika në Gjirokastër, Durrës dhe Lezhë.

Zona të ndryshme në qytet u kthyen në lumenj duke vështirësuar qarkullimin dhe duke bllokuar banorët në banesat e tyre. Problematike mbetet situata bë zona e ish-kënetës dhe Shkozës në Durrës. 18 familje janë evakuuar si pasojë e përmbytjeve.

Në Lezhë dhe Kurbin reshjet e shiut gjatë natës kanë rënë me intensitet më të ulët duke sjellë që uji të tërhiqet në pjesën më të madhe të zonave urbane. Niveli i prurjeve në lumenjtë Drin dhe Gjadër mësohet së ka rënë. Deri tani janë evakuuar rreth 8 familje në Kurbin.

Këtë të mërkurë, lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në zonën e pazarit, pranë Ura e Mifolit. Sipas të dhënave të fundit, niveli i Vjosës ka arritur në 6.8 metra mbi nivelin e detit.

Prurjet vijojnë të mbeten të larta nga zonat e Gjirokastrës dhe Përmetit, çka po ndikon drejtpërdrejt në rritjen e mëtejshme të nivelit të lumit.

Situata sipas qarqeve:

DURRËS

Shqipëria përmbytet, situata sipas qarqeve për ditën e sotme

Në Durrës,problematika tashmë është në zonën e ish-Kënetës e më konkretisht në bllokun rreth Burgut, ku dje të paraburgosurit u zhvendosën nga kati i parë tek i dyti. Në Durrës, janë 100 banesa të cilat kanë ujë në oborret dhe në brendësi të tyre dhe janë evakuuar 18 familje me 60 persona të cilët janë sistemuar në 2 shtëpitë e pushimit, në atë të Ministrisë së Brendshme dhe në atë të Mbrojtjes.

Banorët në Durrës janë ngritur edhe në protestë ditën e sotme. Sipas të dhënave parapake, janë rreth 800 banesa me prezencë uji.Ata kanë bërë thirrje që të dëmshpërblehen për dëmet e shumta që kanë shkaktuar përmbytjet. Një banor shprehet se është hera e tretë që oborri i banesës është përmbytyr ndërsa kësaj here uji ka hyrë në banesë.

Ai thekson se nuk ka marrë asnjë ndihmë dhe kërkon që shteti të mosi i trajtojë qytetarët si dorë e dytë dhe të merren masa.

KORÇË

Shqipëria përmbytet, situata sipas qarqeve për ditën e sotme

Për shkak të reshjeve intensive, lumi i fshatit Rrëmenj në Pogradec ka dalë nga shtrati duke pushtuar rrugët e banesat. Pamje apokaliptike paraqitet në zonën e Dardhasit, po në Pogradec. Rrëshqitja e dherave e bëri të pakalueshme rrugën e fshatit e cila ka pësuar çarje. Rrëshqitje që nuk ka kursyer as varrezat e fshatit, poshtë rrugës.

Prezencë të madhe uji edhe në Progër, ku hyrja e fshatit i ngjan një rezervuari. Mbrojtja civile ka njoftuar se prezencë uji ka edhe në afërsi të banesave në fshatrat Çiflig Shamoll dhe Denas të qarkut Korçë. Argjinatura është çarë edhe në përroin e Oshticës ndërsa prurjet e Lumi Dunavec janë po ashtu të konsiderueshme.

Vetëm fati e ka shpëtuar drejtuesin e një mjeti nga pasojat fatale teksa po kalonte në aksin Qukës-Qafë Plloçë, rruga që i ka kushtuar miliona euro buxhetit të shtetit por që sërish ka pasur rrëshqitje dherash e inertesh. Menjëherë sapo ka dalë nga tuneli, një masiv dheu ka rënë mbi automjet.

Shqipëria përmbytet, situata sipas qarqeve për ditën e sotme

VLORË-FIER

Reshjet e dendura të shiut të rëna në orët e fundit nxorën nga shtrati lumin e Vjosës, pranë Urës së Mifolit në Vlorë, duke shkaktuar përmbytje në tokat bujqësore dhe rrezik për banesat përreth.

Niveli arriti deri në 7.1 metra. Deri më tani, raportohet për rreth 40 hektarë tokë të përmbytur. 13 familje me shtëpi pranë shtratit të lumit u evakuuan, ndërsa 14 të tjera rrezikohen. Reshjet intensive shkaktuan rrëshqitje të dherave në fshatin Vajzë të bashkisë Selenicë, duke çarë fillimisht rrugën dhe duke shkatërruar 2 banesa menjëherë poshtë rrugës.

Niveli në rritje i prurjeve në lumin Vjosë, shkaktoi probleme edhe në krahun tjetër të urës së Mifolit, në fshatrat e Fierit Çerven, Kashishtë e Ferras ku tokat bujqësore janë brenda argjinaturës përgjatë lumit. Reshjet me intensitet të lartë dhe të zgjatura në 3 orë pa mbarim gjatë mëngjesit nxorën nga shtrati edhe përroin Lunjë në Lushnje, duke përmbytur disa toka të mbjella dhe serat në Karbunarë, por situata sipas autoriteteve është nën kontroll, pasi hidrovorët kanë punuar me kapacitet të plotë.

LEZHË

Shqipëria përmbytet, situata sipas qarqeve për ditën e sotme

Gjate natës në Lezhë dhe Kurbin ka patur reshje në intensitet të ulët, çka ka ndikuar në përmirësimin e situatës. Uji është tërhequr në pjesën më të madhe të zonave urbane. Në Kurbin janë evakuuar rreth 8 familje, ndërsa sipërfaqja e përmbytur në të gjithë qarkun është 3010 ha dhe 150 banesa të rrethuara nga uji. Konkretisht në bashkinë Lezhë janë nën ujë 1010 ha tokë bujqësore dhe 2000 ha në bashkinë Kurbin. Në gjithë qarkun e Lezhës ka rifilluar procesi mësimor.

GJIROKASTËR

Shqipëria përmbytet, situata sipas qarqeve për ditën e sotme

Aksi nacional Gjirokastër- Kakavijë është i bllokuar ne zonën e Kordhoçes, përballë fshatit Lazarat. Ne vendngjarje janë punonjësit e firmës mirëmbajtëse të cilët po punojnë për hapjen e rrugës. Gjithashtu ka bllokim te rrugës Gjirokastër-Valare në vendin e quajtur Ura e Aznakut.

Bllokimi ka rënë në zonën që njihet si “Shkalla e Zezë”.

ELBASAN

Shqipëria përmbytet, situata sipas qarqeve për ditën e sotme

Në bashkinë Elbasan janë përmbytur 5 banesa në zonën e uzinës 12 te ish-Kombinatit Metalurgjik si pasojë e bllokimit të kanalit kullues. Raportohet edhe për disa shtëpi të përmbytura në Belsh.

POGRADEC

Shqipëria përmbytet, situata sipas qarqeve për ditën e sotme

Edhe Pogradeci është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit. Deri më tani rritur ndjeshëm niveli i ujit të lumit të Starovës dhe lumit të Vërdovës në të cilat ekziston mundësia të dalin jashtë shtratit. Ndërsa lumi i fshatit Rrëmenj ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar një situatë serioze dhe shqetësuese për banorët e zonës. Si pasojë e rritjes së nivelit të ujit, përmbytjet kanë prekur disa banesa që ndodhen pranë këtij lumi, ku uji ka depërtuar në ambientet e brendshme.

përmbytjet në vend qarqet më problematike

Lini një Përgjigje