TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Janar 2026, 15:26

Rrëshqitja e dheut paralizon aksin Gjirokastër-Tepelenë, radhë kilometrike

Shkruar nga Pamfleti
Rrëshqitja e dheut paralizon aksin Gjirokastër-Tepelenë,
Foto nga aksi i bllokuar

Qarkullimi në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë është paralizuar prej orësh, pas një rrëshqitjeje masive dheu dhe gurësh në afërsi të fshatit Hormovë. Pamjet nga vendngjarja tregojnë rrugën të bllokuar plotësisht, ndërsa automjetet kanë mbetur në pritje në të dy krahët e segmentit.

Radha ka arritur deri në 10 kilometra, por pavarësisht situatës së rënduar, në terren janë vetëm efektivët e Policisë Rrugore. Asnjë mjet apo punonjës i firmës koncesionare që ka detyrimin për mirëmbajtjen e këtij aksi nuk është shfaqur në vendin e ngjarjes.

Banorë dhe drejtues mjetesh shprehen të irrituar për mungesën e reagimit nga strukturat përgjegjëse. “Jemi në mes të dimrit, rruga kombëtare bllokohet dhe askush nuk vjen. Asnjë ekskavator, asnjë ndërhyrje,” tha një qytetar për mediat lokale. Kjo nuk është hera e parë që rrëshqitjet e dherave shkaktojnë ndërprerje të qarkullimit në këtë segment, ndërsa përgjegjësia institucionale mbetet në hije.

 

tepelene gjirokaster

Lini një Përgjigje