TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Janar 2026, 16:24

Vjosa në pikën kritike, frikë për përmbytje në Novoselë

Shkruar nga Pamfleti
Vjosa në pikën kritike, frikë  për përmbytje në
Lumi i Vjosës

Situata në Novoselë është bërë kritike pasditen e së mërkurës, pasi lumi Vjosë ka arritur nivelin 8 metra, një prag alarmi që paralajmëron rrezik real për përmbytje. Autoritetet lokale dhe qendrore kanë aktivizuar planet e emergjencës dhe kanë vendosur në gatishmëri të gjitha strukturat e terrenit.

Banorëve u është bërë thirrje që të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin lëvizjet pranë brigjeve të lumit. “Orët në vijim do të jenë të vështira. Situata po monitorohet në mënyrë intensive dhe jemi të angazhuar për të garantuar sigurinë e komunitetit”, deklaruan përfaqësues të emergjencave civile në Vlorë.

Përveç Novoselës, edhe zona të tjera të jugut si Fitore, Ferras, Poro dhe Mifol janë nën vëzhgim të shtuar, pasi prurjet e mëdha të ujit po rrezikojnë argjinaturat dhe tokat bujqësore. Sipas të dhënave nga IGJEUM, reshjet e vazhdueshme të ditëve të fundit kanë çuar në fryrje të lumenjve në disa qarqe, veçanërisht në Gjirokastër, Vlorë dhe Fier.

Strukturat vendore kanë filluar kontrollin e pikave të dobëta në argjinatura dhe janë vënë në dispozicion mjetet logjistike për evakuim në rast nevoje. Shkollat dhe institucionet publike janë njoftuar që të jenë në gatishmëri, ndërsa njësitë administrative u kërkojnë qytetarëve të ndjekin vetëm udhëzimet zyrtare dhe të raportojnë çdo problem.

vjos novosele permbytje

Lini një Përgjigje