TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Janar 2026, 17:40

Rritet niveli i lumit Osum, 10 fshatra në qarkun e Beratit pa energji elektrike

Shkruar nga Pamfleti

Rritet niveli i lumit Osum, 10 fshatra në qarkun e Beratit pa energji

Situata nga reshjet në qarkun e Beratit paraqitet e tillë: 10 fshatra në Njësinë Administrative Potom në Skrapar janë pa energji elektrike. Niveli i lumit Osum është drejt rritjes, ndërsa disa hektarë tokë bujqësore në fshatin Veterrik dhe zonën e Dafinave në bashkinë Dimal ndodhen nën uje.

Reshjet e shiut që kanë filluar që prej mbrëmjes së djeshme kanë nisur të shfaqin edhe problemet e para në qarkun e Beratit.

Era e fortë ka lënë që prej mëngjesit të sotëm pa drita 10 fshatrat: Backë, Gjergjovë, Koprenckë, Gërmenj, Visockë, Qafë Helms, Melskë, Nikollarë, Dyrmish dhe Staraveckë në Njësinë Administrative Potom në bashkinë Skrapar.

Burime nga OSHEE Berat konfirmojnë se grupet e punës janë në terren dhe po punohet për riparimin e shtyllave të dëmtuara nga era dhe rikthimin e energjisë në këto fshatra malore.

Po kështu, edhe niveli i lumit Osum është duke u rritur aktualisht ai ndodhet në kuotat mesatare.

Për shkak të rritjes së nivelit të ujërave të lumit Osum janë në ujë disa hektar tokë bujqësore në fshatin Veterrik dhe zonën e Dafinave në bashkinë Dimal.

Gjatë mesditës së sotme ka pasur prezencë gurësh në vendin e quajtur “Rripi i Strorës” në Skrapar por pa penguar qarkullimin, ku po punohet për pastrimin e tyre. Deri më tani nuk raportohen situata emergjente, rrugë apo banesa të rrezikuara nga uji.

Lini një Përgjigje