TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Janar 2026, 18:39

Reshjet e dendura të shiut paralizojnë Tiranën, trafik i rënduar në shumë zona

Shkruar nga Pamfleti
Reshjet e dendura të shiut paralizojnë Tiranën, trafik i
Paralizohet Tirana

Reshjet e dendura të shiut pasditen e sotme kanë paralizuar Tiranën. Rrugët hyrëse dhe arteriet kryesore të qytetit janë bllokuar, duke krijuar radhë kilometrike dhe paralizuar qarkullimin në shumë zona.

Sipas raportimeve nga terreni, dytësorja e autostradës Durrës–Tiranë është totalisht e bllokuar, ndërsa qytetarët kanë mbetur në makina për më shumë se një orë pa lëvizur. Kaos është krijuar edhe në hyrjen e Tiranës nga zona e Laprakës dhe në gjithë vijën e brendshme të qytetit.

Situatë kritike paraqitet në:

-Rrugën e Laprakës

-Rrethrrotullimin e 21 Dhjetorit

-Zonën pranë stadiumit “Selman Stërmasi”

-Rrugën e Kavajë

-Zonën e Ali Demit

-Rrugën e Dibrës

-Xhanfize Keko dhe rruga drejt Tufinës

Edhe Unaza e Madhe, ndonëse e re dhe teorikisht me kapacitet më të lartë, po përballet me bllokime në disa segmente, duke dëshmuar se as investimet infrastrukturore nuk kanë sjellë lehtësim real në qarkullim.

Pavarësisht situatës së rënduar, mungon çdo komunikim zyrtar nga Policia Rrugore apo institucionet përgjegjëse për menaxhimin e trafikut urban. Nuk raportohet për ndonjë incident të veçantë që ta ketë shkaktuar këtë situatë; fluksi i lartë, reshjet dhe infrastruktura e mbingarkuar janë shkaqet kryesore.

 

trafik tirane

Lini një Përgjigje