TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Janar 2026, 21:26

Çfarë rreziku i kanoset Ballkanit nga pakti i heshtur Trump-Putin?

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë rreziku i kanoset Ballkanit nga pakti i heshtur Trump-Putin?
Gjergj Zefi

I ftuari i mbrëmjes së sotme në podcastin “Të Pashoq”, ishte editori i Pamfletit, Gjergj Zefi. Ai ka dhënë një analizë të gjerë të zhvillimeve ndërkombëtare që po ndryshojnë rrjedhën e raporteve të fuqisë globale dhe mund të kenë pasoja të drejtpërdrejta për Ballkanin.

Zefi përqendroi vëmendjen te heshtja e presidentit rus, Vladimir Putin, pas sulmeve të Shteteve të Bashkuara ndaj Venezuelës, një vend ku Maduro historikisht ka pasur mbështetje të fortë nga Moska dhe Pekini. Ai sugjeroi se kjo qetësi sugjeron diçka më shumë se thjesht mungesë reagimi zyrtar: një “pakt i heshtur” midis Putinit dhe Donald Trump, të paktën në aspektin strategjik. Sipas tij, ky pakt është shqetësues për Ballkanin.

-Pse mendoni se ka një pakt të heshtur Trump-Putin për Venezuelën?

Gjergj Zefi: Ajo çka më bën mua përshtypje dhe që më bën që të të mendoj se ky është një pakt i heshtur është heshtja e Vladimir Putin. Duhet të kemi parasysh që Maduro ka qenë një ndër njerëzit më me mbështetje në nga Rusia, por edhe nga Kina. Dhe heshtja tregon, se këtu kemi të bëjmë me një marrëveshje të parashkruar ose me një pakt të heshtur. Dhe kjo më frigon, jo për çfarë ndodh në Venezuelë, se Venezuela është shumë larg prej nesh, por për çfarë mund të ndodhi nesër në Ballkan.

Dhe, përveç kësaj, tani gjej rastin tek të them tek ju, që mos harroni, në vitin 2025, në 15 gusht 2025, u takuan Putin dhe Trump. Dhe mos harroni, në 29 tetor 2025, Dodik, Milorad Dodikut, i anullohet non grata. Pra këtu ka një element dhe non grata nuk është se ju anulua të gjithëve. Ju anulua vetëm Dodik. Edhe kjo mendoj që është një marrëveshje midis Putinit edhe Trumpit. Për t'i lënë hapësirë e vetë gjithsecilit. Dhe kjo është problemi më i madh që ka sot Ballkani. Pasi, unë shoh që Serbia dhe Bosnja janë tashmë nën ndikimin e drejtpërdrejtë të Putinit. Dhe nëse do vazhdojë të heshtë Amerika, i kemi larë duart.

 

gjergj zefi trump maduro putin

Lini një Përgjigje