TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Janar 2026, 21:28

Përplasjet me policinë, flet Adriatik Lapaj: Gjuajnë me kambale te këmbët, na dhunuan

Shkruar nga Pamfleti

Përplasjet me policinë, flet Adriatik Lapaj: Gjuajnë me kambale

Kreu i Shqipëria Bëhet “Adriatik Lapaj” ka folur lidhur me për protestën e tij para Kryeministrisë.  Protestë e cila kulmoi të dielën më 4 janar, ku pati dhe përplasje me policinë, të cilët hoqën me dhunë çadrat e protestuesve.

Lapaj tha se sjellja e policisë ishte disproporcionale. Ai shtoi se policët gjuajnë me kambale te këmbët e protestuesve që të mos t’i kapë kamera.

“Sjellja e fundit ka qenë disproporcionale. Ai ishull rezistence nuk ka penguar askënd as në trotuar as makine. Nuk ka një dëshmi se aty është bërë një vandalizëm. Mesazhi është ky qendra, jo agresiviteti. Nuk besoj te ajoi lloj proteste. Disproporcioni i policisë ka qenë 1 me 10. Pamjet më duken si pamjet si besnikëve të Hitlerit apo Musolinit.

Djemtë dhe vajzat aty i kanë kërcinjtë gjak, gjuajnë me kambale në këmbë që të mos duken në kamera. Është e tmerrshme. Të vijë ajo këmbalja në kërci. Gjë e trishtë. Ata vijnë dhe marrin në një mënyrë nuk kanë estetikë as për simbolin tonë kombëtar. Sepse vetë ata kanë probleme me kreditë, me fëmijët, me ilaçet. Më trishton në vetvete. Këtë betejë unë si Adriatik po e bëj dhe për ta”, tha Lapaj për “News 24”.

 

Lini një Përgjigje