Durrësi prej mëngjesit të së martës ndodhet nën pushtetin e ujit. Reshjet e shiut, pavarësisht se nuk vlerësohen në atë sasi që mund të shkaktonin përmbytjen e pothuajse të gjithë qytetit, kapën të papërgatitura strukturat e emergjencave si dhe ato vendore.
Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e së mërkurës ka publikuar një video të ministres së Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, dhe kryetares së Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, në hidrovorin e ri të Porto Romanos.

“Të dy hidrovoret e Bashkisë Durrës po punojnë me kapacitet të plotë dhe ndërhyrjet në terren vijojnë pa ndërprerje “, shkruan Rama, ndërkohë që qyteti vuan prezencën e ujit dhe qindra familje janë evakuuar nga banesat.
Rama njofton se ka nisur edhe procesi i vlerësimit të dëmeve materiale, ndërsa thekson se të gjitha strukturat janë në gatishmëri të plotë dhe do të vijojnë punën gjatë gjithë natës për të mbajtur situatën nën kontroll.
Lini një Përgjigje