
Situata e zjarreve në Vlorë është vënë nën kontroll. Në disa zona të qytetit, te Kavalona në Pyllin e Sodës, në Orikum te pjeshkorja, është bërë e mundur shuarja e tyre pas ndërhyrjes së zjarrfikësve.
Po ashtu zjarri i rënë në fushën e mbetjeve është izoluar në orët e para të mëngjesit. Gjatë mëngjesit u punua përsëri me izolim të vatrave të riaktivizuara Aktualisht gjendja paraqitet e qetë.
Autoritetet lokale njoftojnë se për shkak të erës janë dëmtuar disa pemë dhe me ndërhyrjen e MZSH nuk ka asnjë rrugë të bllokuar. Sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm, situata paraqitet normale.
Stacionet e ujit të pijshëm dhe ujërave të ndotur janë në funksion ndërsa gjeneratorët janë në gatishmëri. Impianti i ujërave të zeza vijon punën normalisht.
Furnizimi me energji elektrike nuk paraqet probleme në qytet. Problematike mbeten zona e Tragjasit dhe Dukatit ku për shkak të erës së fortë janë evidentuar disa defekte. Grupet e punës po punojnë për stabilizimin e situatës.
Lini një Përgjigje