TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Shkurt 2024, 15:47

Era e fortë rrëzon pemët në rrugën kombëtare Ura e Leklit-Këlcyrë, bllokohet qarkullimi i automjeteve (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Era e fortë rrëzon pemët në rrugën kombëtare Ura e

Era e fortë mesditën e sotme ka shkaktuar rrëzimin e disa pemëve në rrugën kombëtare Ura e Leklit- Këlcyrë duke bllokuar qarkullimin e mjeteve në drejtim të zonës së Përmetit.

Në vendin e quajtur Uji i Zi, rrëzimi i disa pishave shumëvjeçareje mbi trasenë e rrugës ka bllokuar qarkullimin e mjeteve në drejtim të Këlcyrës dhe Përmetit.

Burime për mediat bëjnë me dije se aktualisht pritet ndërhyrja e strukturave përkatëse për largimin e pemëve të rrëzuar dhe rifillimin e qarkullimit të mjeteve.

Përgjatë ditës së sotme Qarku i Gjirokastrës është përfshirë nga moti i keq me reshje intesive shiu dhe erë të fortë. Moti i keq ka shkatuar probleme edhe për furnizimin me energji elektrike në zonat malore.

Era e fortë rrëzon pemët në rrugën kombëtare Ura eEra e fortë rrëzon pemët në rrugën kombëtare Ura eEra e fortë rrëzon pemët në rrugën kombëtare Ura eEra e fortë rrëzon pemët në rrugën kombëtare Ura e

era peme rruga kombetare qarkullim

Lini një Përgjigje