TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Shkurt 2024, 17:38

Asambleja e PS-së, Ben Andoni: Riorganizimi i partisë nga Rama, tentativë për të shmangur problemet me SPAK-un!

Shkruar nga Pamfleti

Asambleja e PS-së, Ben Andoni: Riorganizimi i partisë nga Rama,

Analisti Ben Andoni duke komentuar mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, tha se ky formacion politik është pothuajse e mbyllur si parti.

Në një intervistë për “Ora News”, Andoni deklaroi se këto takime vijnë si për shkak të mungesës së ideve dhe projeksioneve për zhvillimin e vendit.

Më tej, ai shtoi se kritikat e shtuara të Ramës ndaj të tijve, vijnë si rezultat i frikës nga SPAK, i cili sipas tij ka shumë dosje që flasin për korrupsionin e qeverisë Rama.  

Besoj se ka një sens për këto takime. Mesa duket për shkak të mungesës së ideve dhe projeksioneve për zhvillimin e vendit, por merret më shumë për organizimin e brendshëm. PS është pothuajse e mbyllur. Ndërsa PD-ja po bën lëvizjet e saj. Kur do të dëgjosh referencat se çfarë deputetët dhe të dërguarit e partive, shikon se nuk kanë referenca nga baza dhe problematikat e tyre.

Rama ka qenë shumë kritik me njerëzit e tij. Kuptohet se hija e SPAK është mbi formacionet dhe kryesisht mbi mazhorancën, pasi kjo e fundit është goditur shumë për korrupsion. Rama do ta shmangë këto dhe tu dalë para problemeve që projektohen. Nuk presim surpriza, sepse kryesisht lëvizin njerëzit e niveleve të ulëta, por këtu çdo gjë e di kryetari”, tha Andoni.

andoni ps

Lini një Përgjigje