TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Tetor 2024, 16:21

“Është dashur ndërhyrja e mjekëve”, avokati: Meta ka shfaqur agresivitet të jashtëzakonshëm në dhomat e izolimit

Shkruar nga Pamfleti

“Është dashur ndërhyrja e mjekëve”, avokati:

Avokati Edmond Petraj ka deklaruar se ish-presidenti Ilir Meta ka shfaqur agresivitet të jashtëzakonshëm në Bllokun e Sigurisë ku është mbajtur në Tiranë, menjëherë pas arrestimit.

"Zoti Meta do që t'i shmanget dënimit. Kalvari do të jetë shumë i gjatë, por dënimi ka mundësi që të marri një drejtim tjetër.

Edhe në dhomat e izolimit është shfaqur një agresivitet i jashtëzakonshëm. Ka pasur dhe ndërhyrje të mjekëve dhe specialistëve në institucion", tha Petraj  në Euronews Albania.

Ai është ndalur dhe të kërcënimi i drejtpërdrejt që Ilir Meta i ka bërë në nisje të gjyqit sot, Altin Dumanit, teksa e kishte përballë si përfaqësues të akuzës.

Edmond Petraj tha se në karrierën e tij nuk është ndeshur me një rast të tillë, ku personi i akuzuar/arrestuar kërcënon direkt prokurorin.



Lini një Përgjigje