TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Tetor 2024, 15:59

Kulluri ironizon protestën e PD në Strasburg: Një avokat i Berishës kushton sa pensioni i 1 mijë të moshuarve

Shkruar nga Pamfleti

Kulluri ironizon protestën e PD në Strasburg: Një avokat i

Protesta e deputetëve të PD-së në Strasburg ditën e sotme është kthyer edhe në objekt reagimesh dhe komentesh nga faktori politik dhe analistët në vend, ku nuk munguan edhe ironitë dhe kritikat.

Një prej tyre është Edvin Kulluri, përfaqësues i partisë së re “Djathtas 1912”, i cili ka analizuar me shpoti dhe ironizuar protestën e deputetëve të PD-së në Bruskel, duke bërë një paralelizëm me protestën e pensionistëve në Tiranë.

“Dy protesta në të njëjtën ditë! E para e mijëra pensionisteve para Kryeministrisë për varfërinë në të cilën jetojnë dhe e dyta në Bruksel për arrestin shtëpiak të kryetarit të PD dhe dënimin e një deputeti!

Të parët nuk shtyjnë dot muajin me ushqim e ilaçe, i dyti sepse një avokat i kushton sa pensioni mujor i 1 mijë pensionistëve! Këto janë dy opozitat shqiptare! E para voton, e dyta nuk ka me votues!”, shkruan ai.

Lini një Përgjigje