TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Tetor 2024, 15:18

“Mazhoranca e frikësuar”, analisti: SPAK do godasë shumë pranë Ramës!

Shkruar nga Pamfleti

“Mazhoranca e frikësuar”, analisti: SPAK do godasë

Analisti Ben Andoni tha se shumë shpejt Prokuroria e Posaçme do të godasë shumë pranë Edi Ramës.

“Nuk besoj që drejtësia është në dorën e zotit Rama sepse besoj që shumë shpejt edhe ai do të ketë probleme me drejtësinë. Drejtësia po mundohet të kalojë një cak. Habitem si politikanët shkojnë në SPAK e dalin duke qeshur”, tha analisti.

Andoni u shpreh gjithashtu se ky është momenti që opozita të ringrihet. Ai shtoi se mazhoranca është vetë e frikësuar, madje dhe vetë Rama.

Analisti shton se Meta duhet të përgatitet për një rrugë pa kthim.

“Nuk besoj që drejtësia është në dorën e zotit Rama sepse besoj që shumë shpejt edhe ai do të ketë probleme me drejtësinë. Drejtësia po mundohet të kalojë një cak. Habitem si politikanët shkojnë në SPAK e dalin duke qeshur.

Shumë shpejt besoj nga premisa logjike, jo nga informacione. Mazhoranca është vetë e frikësuar, edhe vetë Rama. Çuditem pse kanë pritur kaq kohë, shumë shpejt do të trokasin edhe tek Rama. Sa kohë mazhoranca ia bën punën të vështirë SPAK-ut, kupton që tek kryeministri diçka po frikësohet. Momenti që opozita duhet të ngrihet.

Tek Meta më çuditi që ndryshe nga ne nga përvoja e gjatë, duhej të përgatitej për këtë moment.

Meta duhet të përgatitet për një rrugë pa kthim, që do të tregojë dinjitetin e tij dhe politikën që ka përfaqësuar”, tha Andoni për “News 24”.

Lini një Përgjigje