TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Maj 2026, 17:55

Shqipëria jo më “parajsë fiskale” për pensionistët italianë, Meloni skemë për t’i kthyer mbrapsht

Shkruar nga Pamfleti
Shqipëria jo më “parajsë fiskale” për
Një grup pensionistësh italianë

Skema e re 4% për rikthimin e pensionistëve rrezikon të godasë interesin për Shqipërinë, ndërsa Tirana po shqyrton rritje taksash...

Qeveria italiane po shqyrton një masë të re fiskale që synon të tërheqë pensionistët që jetojnë jashtë vendit, përfshirë edhe ata në Shqipëri.

Sipas një artikulli të publikuar nga Corriere della Sera, një amendament i propozuar nga mazhoranca parashikon vendosjen e një takse të reduktuar prej 4% mbi pensionet, për ata që vendosin të rikthehen dhe të jetojnë në Itali.

Skema parashikon që përfituesit të transferojnë rezidencën fiskale në Itali dhe të vendosen në zona të vogla, me më pak se 5 mijë banorë. Lehtësia fiskale do të zgjasë për një periudhë 15-vjeçare, me synimin për të nxitur rikthimin afatgjatë dhe jo të përkohshëm.

Nisma italiane synon dy drejtime kryesore: të rikthejë një pjesë të pensionistëve që janë larguar për arsye fiskale dhe të stimulojë ekonominë e zonave të braktisura. Sipas të dhënave të INPS, në vitin 2025 numri i pensioneve në regjimin ndërkombëtar ka arritur në 675 mijë, me një pjesë të konsiderueshme që përfiton nga kushte më të favorshme jashtë Italisë.

Ndër vendet që kanë përfituar nga kjo lëvizje është edhe Shqipëria, ku vitet e fundit është regjistruar një rritje e ndjeshme e pensionistëve italianë.

Shqipëria në rrezik të humbasë avantazhin fiskal

Shqipëria ka qenë një destinacion tërheqës për pensionistët italianë kryesisht për shkak të përjashtimit nga taksat mbi pensionet e huaja, një politikë e aplikuar që prej vitit 2021. Aktualisht, vlerësohet se rreth 3 mijë pensionistë italianë jetojnë në vend, duke sjellë mbi 130 milionë euro në vit në ekonomi.

Megjithatë, situata mund të ndryshojë. Ndryshimet ligjore të fundit kanë dobësuar bazën e përjashtimit fiskal dhe qeveria shqiptare po shqyrton mundësinë e vendosjes së një takse deri në 15% mbi këto të ardhura. Edhe pse ende nuk ka një vendim përfundimtar, pasiguria ka krijuar shqetësim mes komunitetit italian.

Nëse Italia zbaton taksën 4% dhe Shqipëria vendos një barrë fiskale më të lartë, balanca konkurruese mund të përmbyset. Pensionistët, të cilët shpesh zgjedhin destinacionin bazuar në kombinimin e taksave dhe kostos së jetesës, mund të rishikojnë vendimet e tyre.

Sondazhe joformale tregojnë se një pjesë e pensionistëve në Shqipëri mund të zhvendosen në vende të tjera në rast të rritjes së taksave. Në këtë kontekst, Italia jo vetëm që synon t’i rikthejë, por edhe të frenojë “eksodin fiskal” drejt vendeve si Shqipëria. /Pamfleti

meloni rama pensioniste

1 Komente

  1. f
    five company

    Po, edhe mund te behet. Bechetti i mori milionat e € dhe i paketoi si " blloqe fiskale". Me pas me TV dhe sojin dhe sorrollopin ftuan te gjithe " artistet gypsies " qe lidhin artin me turizmin, dhe u konsideruan " pleqte e gjadrit". Me pas, shembullin e Bechettit e ndoqen sipetmarresit e tjere italiane. Stafin e regjistruan si " pensioniste" ndersa "blloqet e € " qsrkullonin si kapital dhe shumefishoheshin, pasi u lane dhe u shplane me ndertimet, me TV dhe turizem... Post Scriptum: Tani qe qeverise qe gjunjezohet i mbeti " kopili ne dere", erdhi koha qe pensionistet " te ndjekin udhen e Zotit, ate te eksodit", bashke me pensionet e tyre, sepse e kane punuar shume.... Kur funderrinat e Evropes, vijne te lahen e te shplahen ne Shqiperi...

    Lini një Përgjigje