TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Maj 2026, 14:22

Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës dhe benzinës

Shkruar nga Pamfleti
Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës dhe benzinës
Foto ilustruese

Çmimet e karburanteve janë rritur sërish, duke reflektuar një trend të vazhdueshëm shtrenjtimi në tregun vendas.

Çmimet e karburanteve kanë pësuar një tjetër ndryshim, pas vendimit të fundit të Bordit të Transparencës më 2 maj 2026.

Prej orës 16:00 të kësaj të shtune, nafta do të tregohet me 206 lekë për litër, 2 lekë më pak se mbledhja e fundit e bordit.

Ndërkohë, çmimi i benzinës është caktuar 184 lekë/litër, 1 lekë më pak se vendimi i fundit i bordit.

Këto çmime hynë në fuqi sot, në orën 16:00, dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të reflektohen ndryshimet e tregut.

Autoritetet u kërkojnë operatorëve të tregut të zbatojnë vendimin, duke paralajmëruar masa deri në pezullim aktiviteti në rast shkeljesh.

Njoftimi i plotë:

Bordi i Transparencës në datë 2 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi: 

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër. 

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 184 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 172 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 2 ora 16.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë  janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarw dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.

SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë per llogaritjen e cmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.

nafta benzina

1 Komente

  1. b
    bordello

    Bordi leshit, bord shkerdhate Mos tall popullin e ngrate E dime qe pas ketij Bord mavria Per cdo gje vendos qeveria Loje te ndyre qe ben ky bordi Eshte me i zi se korbi Situata tregon vete E ul 10 e ngre 50...

    Lini një Përgjigje