TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Maj 2026, 13:25

Provimet e maturës/ Nis plotësimi i formularëve A1 dhe A1Z; vetëm 3 ditë afat

Shkruar nga Pamfleti

Provimet e maturës/ Nis plotësimi i formularëve A1 dhe A1Z;

Ministria e Arsimit njoftoi hapjen e procesit të aplikimeve për formularët A1 dhe A1Z, në kuadër të Maturës Shtetërore 2026.

Formulari A1 u shërben maturantëve për përzgjedhjen e lëndëve me zgjedhje për provimet e maturës, ndërsa formulari A1Z u jep mundësi maturantëve të viteve të kaluara të aplikojnë për të konkurruar për studime universitare gjatë këtij viti.

Sipas njoftimit zyrtar, aplikimet do të zhvillohen në datat 5–7 maj, nga ora 08:00 deri në 16:00, përmes platformave online të dedikuara. Ky afat synon të mundësojë përmbushjen në kohë të procedurave nga të gjithë kandidatët.

Procesi i aplikimit synon të garantojë një administrim të thjeshtë, të shpejtë dhe transparent në nivel kombëtar, si pjesë e organizimit të Maturës Shtetërore 2026.

 

Lini një Përgjigje