
Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti do të karakterizohet nga kthjellime të herëpashershme, të alternuara me vranësira mesatare, të cilat në orët e mesditës dhe pasdites do të bëhen më të dendura kryesisht në zonat malore.
Në këto zona parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët, kryesisht në formë pikash, gjatë mesditës dhe pasdites. Pas këtyre orareve, moti do të përmirësohet, duke u kthjelluar në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim, me një shpejtësi mesatare rreth 9 m/s. Në bregdet, në zona malore dhe në lugina, herë pas here priten intensifikime deri në 17 m/s, duke sjellë edhe valëzim në det.
Deti Adriatik dhe ai Jon do të paraqiten me valëzim të forcës 3 deri në 4 ballë.
Lini një Përgjigje