Ju ftojme të ndiqni një bllok lajmesh me zhvillimet kryesore nga kronika e zezë, ku ndër të tjera veçojmë:
Në burgun e IEVP Durrës u zhvillua një kontroll blic ku u sekuestruan disa telefona “iPhone”, ndërsa hetimet vijojnë për futjen e sendeve të ndaluara në qeli.
Në IEVP Rrogozhinë, një 49-vjeçar nuk u kthye pas lejes dhe u arrestua sërish, ndërsa në Korçë vijojnë hetimet për skandalin e takimeve speciale në burgun e Drenovës, ku është përfshirë edhe modelja Ziza Pajaziti.
Në Tiranë, Prokuroria ka mbyllur hetimet për Fadi Alwan, i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij, ndërsa një tjetër rast tronditës lidhet me 21-vjeçaren Tina Pajollari, e cila pretendon presione dhe dhunë gjatë hetimeve për vrasjen e Martin Çeços.
Në arenën ndërkombëtare, SPAK ka dërguar për gjykim një shtetas rus të akuzuar për kërcënim me bombë në Rinas, ndërsa në Itali një shqiptar u arrestua me mbi 44 kg kokainë në autostradë.
Ndërkohë, në SHBA një sulm me thikë në një shkollë la disa të plagosur, ndërsa në Hagë është publikuar një raport që ngre pikëpyetje për procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Lini një Përgjigje