TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Maj 2026, 12:55

Diell dhe temperatura të larta, si parashikohet moti për ketë fundjavë 

Shkruar nga Pamfleti
Diell dhe temperatura të larta, si parashikohet moti për ketë
Foto Ilustrim

Fundjava në vendin tonë parashikohet të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Sinoptikania Elida Maloçali tregoi se si do të jetë moti edhe në javën e ardhshme.

Sipas parashikimeve, vranësirat do të jenë më të dukshme në zonat malore, ku priten edhe reshje të izoluara shiu. Në pjesën tjetër të territorit, moti do të jetë kryesisht i kthjellët.

Temperaturat do të shënojnë një rritje të lehtë, duke arritur deri në 22-23 gradë Celsius gjatë fundjavës.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s, ndërsa në momente të caktuara mund të arrijë deri në 17 m/s. Në det, valëzimi parashikohet të jetë 3 deri në 4 ballë.

Në ditët në vijim, kushtet termike pritet të përmirësohen. Temperaturat do të vijojnë rritjen, duke arritur deri në 26-27 gradë Celsius, duke sjellë një mot më të ngrohtë dhe tipik pranveror. 

parashikimi i motit temperaturat ne fundjave

Lini një Përgjigje