TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Maj 2026, 11:15

1 Maji/ Protestë para Ministrisë së Ekonomisë dhe Kryeministrisë, kërkohen të drejtat e punëtorëve

Shkruar nga Pamfleti
1 Maji/ Protestë para Ministrisë së Ekonomisë dhe
Unioni i Sindikatave në protestë

Unioni i Sindikatave ka zhvilluar një protestë përpara Ministrisë së Ekonomisë në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, duke ngritur shqetësime për kushtet e punës dhe të drejtat e punëtorëve.

Me pankarta në duar ku lexohej “Jeta e punëtorit nuk është kosto biznesi” dhe “Pagë për të jetuar, jo për të mbijetuar”, protestuesit kanë kërkuar përmirësim të kushteve dhe rritje të mbrojtjes sociale. Në protestë është vënë re një pjesëmarrje e kufizuar, si dhe mungesë e theksuar e të rinjve.

Ndër kërkesat kryesore ishte krijimi i një ministrie të posaçme për punën, si dhe miratimi i një minimumi jetik dinjitoz për qytetarët.

“Sot nuk do të themi fjalë të bukura, por do të kërkojmë të drejtat tona, të drejtat e punëtorëve. Mblidhemi jo vetëm për të kujtuar historinë e 1 majit, por për të kërkuar të ardhmen që meritojmë. Është thirrje për drejtësi, barazi, për të drejta në punë. Sot është rritur numri i vdekjeve në vendin e punës me 45% krahasuar me një vit më parë.

Është dyfishuar numri i aksidenteve në punë. Institucionet përgjegjësve nuk bëjnë kontrolle reale. Duhet të ketë një ministri Pune, veçanërisht për punëtorët. 1 maji është protestë, jo festë. Jo vdekje në punë. Duam siguri. Duhet të miratohet në parlament minimumi jetik.”, tha ndër të tjera Kondi Lija, drejtor i Unionit të Sindikatave të Shqipërisë.

Paralelisht, një tjetër protestë është zhvilluar edhe përpara Kryeministrisë, e organizuar nga Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë.

1 Komente

  1. c
    cimi

    Futja kot. Shikoni rrogat aktuale. Vidhet 3 here. Tatohen dhe sigurimet kur kjo nuk lejohet. Fillon tatim fitimi nga 30.000. Kur duhet te filloje nga 50 000 qe eshte paga minimale. Indeksimi 2.5 % nuk ju dha me te varferve . U be rritja 10. 000 te reja bruto. Dhe indeksimi u quajt i dhene brenda kesaj shume. Dmth rritja ishte 8700 bruto. Nuk i dine keta te sindikates? E cuditshme. Kerkojne ate qe nuk behet. Minimum jetik.

    Lini një Përgjigje