TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Maj 2026, 09:16

Rikthehet lëvizja e lirë Kosovë–Shqipëri, nis zbatimi i marrëveshjes në kufi

Shkruar nga Pamfleti
Rikthehet lëvizja e lirë Kosovë–Shqipëri, nis zbatimi
Rikthehet lëvizja e lirë Kosovë–Shqipëri

Ka hyrë në fuqi këtë të premte marrëveshja për lëvizjen e lirë kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke rikthyer lehtësitë për qytetarët që udhëtojnë mes dy vendeve.

Marrëveshja do të jetë aktive deri në muajin tetor dhe pritet të riaplikohet edhe gjatë muajve dhjetor dhe janar, si dhe në fundjava.

Ajo synon shmangien e pritjeve të gjata në kufi dhe thjeshtimin e procedurave, duke mundësuar kalimin pa kontroll të detajuar të dokumenteve identifikuese, përveç rasteve që konsiderohen të dyshimta.

Zbatimi i saj ka sjellë një përmirësim të ndjeshëm në qarkullim, duke eliminuar radhët e gjata të automjeteve.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm kanë hyrë në Shqipëri rreth 15 mijë shtetas, shumica prej tyre nga Kosova.

Për të përballuar fluksin, në pikën kufitare të Morinës janë vënë në funksion 11 sportele, duke mundësuar një kalim të shpejtë dhe pa pengesa.

Burime nga kjo pikë kufitare bëjnë të ditur se në 24 orët e fundit kanë kaluar rreth 37 mijë qytetarë, prej të cilëve 25 mijë kanë hyrë në territorin shqiptar.

rikthehet lëvizja e lirë kosovë–shqipëri

Lini një Përgjigje