Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka nisur protestën e paralajmëruar përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë. Qytetarë dhe mbështetës të saj janë mbledhur në bulevardin përballë zyrës së kreut të qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Organizatorët e cilësojnë këtë si protestën e pestë kombëtare të lëvizjes. NPrej më shumë se dy muajsh aktivistë të “Shqipëria Bëhet” kanë zhvilluar qëndresa të vazhdueshme përpara Kryeministrisë, në shenjë kundërshtie ndaj qeverisë.
Tubimi po zhvillohet nën monitorimin e forcave të rendit, ndërsa deri tani nuk raportohen incidente.
Kreu i partisë, Adriatik Lapaj bëri thirrje për bashkim qytetar dhe reagim kundër asaj që e cilësoi si vjedhje sistematike të pasurisë publike.
“Të gjithë bashkë për të kërkuar Shqipëri më të mirë. Besoj te fuqia e individit, sepse individët kanë ndryshuar kombin”, u shpreh Lapaj para protestuesve.
Lini një Përgjigje