Ish-drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në Durrës, Elton Varaku, 41 vjeç, banues në Shijak, është arrestuar pas një incidenti të ndodhur në ambientet e institucionit ku më parë ka ushtruar detyrën.
Sipas burimeve, 41-vjeçari dyshohet se ka dëmtuar objekte brenda zyrave dhe ka përdorur gjuhë kërcënuese ndaj punonjësve, duke shkaktuar tension në institucion. Pas njoftimit për situatën, shërbimet për Hetimin e Krimeve kanë ndërhyrë dhe e kanë ndaluar në flagrancë.
Autoritetet bëjnë me dije se po vijojnë verifikimet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes.
Lini një Përgjigje