
Mëngjesin e së hënës, IKMT realizoi shembjen e një godine 3-katëshe të ngritur përgjatë aksit rrugor Vlorë-Orikum. Shembja e godinës u bë me shpërthim, ndërsa sipas IKMT-së janë përdorur 32 kg lëndë plasëse.
Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjet pamjet kur godina shembet.
“Dhe me këto pamje nga përballja me paligjshmërinë që lëndon e shëmton hapësirat ku bashkëjetojmë si bij e bija të këtij vendi, e ku do ta shkruajmë me se s’bën kapitullin e fundit të betejës me ndërtimet pa leje apo në shkelje të lejeve”, është mesazhi që shoqëron videon e publikuar.
Duket se fati i objektit 3-katësh u vendos gjatë një takimi që Kryeministri pati me Kryebashkiakët, duke evidentuar si një shkelje të rëndë të ligjit ngritjen e një godine pranë vijës bregdetare. Ende nuk dihet se si kjo godinë lulëzoi dhe askush nuk veproi para se ajo të arrinte 3 katet e para.
Lini një Përgjigje