
IKMT ka shembur me tritol një godinë 3-katëshe, e cila ishte ngritur në aksin rrugor Vlorë-Orikum. Për shembjen e godinës janë përdorur 32 kg tritol, ndërsa energjia në zonë u ndërpre për disa minuta.
Kjo godinë ishte denoncuar si e paligjshme nga Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me kryebashkiakët.
Rama e konsideroi këtë ndërtesë si një shkelje të madhe, çka duket se ka vënë në lëvizje Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit, forcat e xhenjos dhe të ushtrisë, policinë, që bashkarisht realizuan shembjen e godinës 3 katëshe.

E gjithë zona u mbulua nga re pluhuri, ndërsa godina u rrafshua tërësisht.

Një ditë më parë, IKMT njoftoi se shembja do të realizohej me shpërthim të kontrolluar, mëngjesin e së hënës. Me këtë rast, edhe turistët e pushuesit në zonën ku ndodhi ky shpërthim, janë zgjuar në një mënyrë krejt të veçantë.
Lini një Përgjigje