
Përkeqësohet situata me zjarret në Poliçan, ndërsa duket se flakët kanë dalë jashtë kontrollit, pasi era ka favorizuar përhapjen e tyre.
Sipas raportimeve, gjatë mbrëmjes, flakët iu afruan spitalit të qytetit, ndërkohë që në zonë po punojnë edhe mjetet zjarrfikëse që kanë mbërritur nga Berati.
Në zonën e zjarrit në Poliçan, kanë shkuar edhe forcat e ushtrisë. Flakët kanë përfshirë pjesën perëndimore të kodrës përreth Uzinës së Armëve, në afërsi të zonës B.
Lini një Përgjigje