TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Shkurt 2026, 20:14

Sërish probleme në aksin Librazhd–Pogradec, kufizohet qarkullimi

Shkruar nga Pamfleti
Sërish probleme në aksin Librazhd–Pogradec, kufizohet qarkullimi
Kufizohet qarkullimi në aksin Librazhd-Pogradec

Në aksin nacional Librazhd–Pogradec, në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës”, janë thelluar çarjet ekzistuese në trupin e rrugës, duke krijuar rrezik potencial për përdoruesit e këtij segmenti.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), për shkak të situatës së krijuar janë ndërmarrë masa emergjente parandaluese me qëllim shmangien e aksidenteve të mundshme dhe garantimin e sigurisë rrugore.

Duke nisur nga sot, në koordinim me Policinë e Shtetit, qarkullimi i mjeteve në zonën ku është evidentuar rrëshqitja do të kryhet me një korsi. Për disiplinimin e trafikut është vendosur semafor, i cili do të rregullojë lëvizjen alternative të mjeteve në të dy drejtimet.

Në vijim, autoritetet bëjnë të ditur se pritet të realizohet edhe një korsi provizore në anën e majtë të rrugës, me synim sigurimin e qarkullimit normal në të dy kahët.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për mirëkuptim, duke theksuar se kufizimet janë të përkohshme dhe të domosdoshme për garantimin e sigurisë në këtë segment rrugor.

librazhd pogradec rruge

Lini një Përgjigje