TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Shkurt 2026, 18:41

Asistencë nga Holanda për KLSH, fokus te auditimi dhe zbulimi i shkeljeve në institucione

Shkruar nga Pamfleti
Asistencë nga Holanda për KLSH, fokus te auditimi dhe zbulimi i
Kreu i KLSH Arben Shehu me ambasadorin Reinout Vos

Kreu i KLSH, Arben Shehu, takim me ambasadorin holandez, Reinout Vos...

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka marrë një mbështetje të fortë nga Holanda.

Kryetari i KLSH, Arben Shehu, zhvilloi ditën e sotme një takim zyrtar me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, Reinout Vos, ku u diskutua mbi inicimin e bashkëpunimit ndërinstitucional midis Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe institucionit homolog holandez, Algemene Rekenkamer (Gjykata e Llogarive e Holandës).

Ky bashkëpunim, i mundësuar me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Tiranë, synon të forcojë shkëmbimin e eksperiencave, praktikave më të mira të auditimit dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale.

Ambasadori Vos shprehu vlerësimin e tij për punën dhe kontributin e deritanishëm të KLSH-së, veçanërisht në forcimin e rolit të institucionit në nivel ndërkombëtar përmes bashkëpunimeve me institucione homologe dhe organizata ndërkombëtare të auditimit.

Gjithashtu, Ambasadori vlerësoi bashkëpunimet ekzistuese të KLSH-së me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Faktoje.al, në kuadër të projekteve të përbashkëta që po zhvillohen me mbështetjen e Ambasadës së Holandës, me synim rritjen e transparencës, llogaridhënies publike dhe forcimin e rolit të shoqërisë civile dhe medias në mbikëqyrjen e përdorimit të fondeve publike.

Bashkëbisedimi ndërmjet Kryetarit Shehu dhe Ambasadorit Vos u përqendrua gjithashtu në zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët institucional, me qëllim rritjen e ndikimit të auditimit të jashtëm publik në përmirësimin e qeverisjes dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Kreu i KLSH u shpreh në takim se institucioni që ai drejton, mbetet e angazhuar për të thelluar partneritetet ndërkombëtare dhe për të avancuar standardet e auditimit publik, në shërbim të transparencës, llogaridhënies dhe interesit publik.

 

1 Komente

  1. A
    Artur Mamsdhaj Ekspert auditimit antikorrupsion gl

    Auditimi në Shqipëri – Midis Formalitetit dhe Kapjes Politike Nga Artur Mamsdhaj, Ekspert i Auditimit Publik dhe Antikorrupsionit Bashkëpunimi i fundit mes Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe homologut holandez Algemene Rekenkamer është në dukje një zhvillim pozitiv. Holanda përfaqëson një nga modelet më të konsoliduara të auditimit publik në Evropë, ku llogaridhënia nuk është slogan, por mekanizëm real kontrolli. Por pyetja thelbësore është kjo: A po transferojmë model apo vetëm po bëjmë fotografi institucionale? Në Shqipëri, auditimi shpesh ka mbetur në nivel procedural. Raportet evidentojnë shkelje me vlerë qindra milionë euro, por cikli i llogaridhënies nuk mbyllet. Kallëzimet penale zvarriten. Përgjegjësia politike mungon. Ndryshimi strukturor nuk ndodh. Në modelin holandez: Auditimi i performancës mat efektivitetin e politikave. Parlamenti reagon mbi gjetjet. Ministrat mbajnë përgjegjësi reale. Në Shqipëri: Auditimi shpesh mbetet teknik. Parlamenti rrallë e përdor si instrument kontrolli. Politika nuk ndëshkohet për dështim financiar. Problemi nuk është mungesa e bashkëpunimit ndërkombëtar. Problemi është mungesa e vullnetit të brendshëm për depolitizim dhe për forcimin real të pavarësisë. Nëse korrupsioni është strukturor, auditimi duhet të jetë po aq strukturor. Nëse kapja e shtetit është horizontale, kontrolli duhet të jetë transversal dhe i pakompromis. Reforma e vërtetë kërkon: Depolitizim real të drejtimit të auditimit. Mekanizëm detyrues për zbatimin e rekomandimeve. Audit performance mbi PPP-të, bordet dhe politikat buxhetore. Transparencë publike të kuptueshme për qytetarët. Pa këto, çdo bashkëpunim mbetet ceremonial. Shqipëria nuk ka nevojë për auditim dekorativ. Ka nevojë për auditim që prodhon

    Lini një Përgjigje