TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Maj 2026, 21:21

Rrëshqitje gurësh në Burrel-Skuraj, bllokohet një pjesë e aksit!

Shkruar nga Pamfleti
Rrëshqitje gurësh në Burrel-Skuraj, bllokohet një pjesë
Foto ilustruese

Rrëshqitje masive gurësh janë regjistruar në rrugën nacionale Burrel-Skuraj pas reshjeve të shiut që kanë përfshirë zonën. Situata është krijuar pranë sektorit C, ku gurët kanë rënë nga shpati i malit dhe kanë përfunduar në rrugë.

Për disa orë, njëri krah i aksit ka qenë i bllokuar, ndërsa punonjësit e mirëmbajtjes kanë ndërhyrë për largimin e gurëve dhe pastrimin e segmentit.

Ky aks përballet shpesh me të njëjtin problem gjatë periudhave me reshje intensive. Drejtuesit e mjeteve raportojnë vështirësi në qarkullim për shkak të pranisë së gurëve në asfalt dhe dëmtimeve në rrugë.

Policia ka kërkuar kujdes të shtuar nga drejtuesit që kalojnë në këtë segment. Sipas tyre, mungesa e sinjalistikës dhe e mbrojtëseve anësore e shton rrezikun në zonë.

Problematikë mbeten edhe gropat në rrugë, të cilat sipas drejtuesve të mjeteve e bëjnë më të vështirë shmangien e gurëve pa dalë nga korsia. Në disa pjesë të aksit, një manovër e gabuar mund të çojë drejt liqenit të Shkopetit.

rrëshqitje gurësh burrel-skuraj #bllokim rrugësh

Lini një Përgjigje