TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Shkurt 2026, 14:54

Rrëshqitja e dherave në aksin Librazhd-Prrenjas, shtylla e tensionit rrezikon të rrëzohet

Shkruar nga Pamfleti
Rrëshqitja e dherave në aksin Librazhd-Prrenjas, shtylla e
Shtlla e tensionit

Një shtyllë e linjës së tensionit të mesëm 110 kV, e cila furnizon me energji elektrike zonat e Librazhdit dhe Prrenjasit, rrezikon të rrëzohet si pasojë e rrëshqitjeve të dherave në zonën e njohur si “Arrat e Gurrave”.

Sipas informacioneve paraprake, rrëshqitjet e dherave kanë prekur bazamentin e shtyllës, duke krijuar rrezik potencial për stabilitetin e saj dhe për vazhdimësinë e furnizimit me energji në këto dy bashki.

Specialistët e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) ndodhen në terren për të monitoruar situatën dhe për të vlerësuar ndërhyrjet e nevojshme teknike. Deri më tani nuk raportohet për ndërprerje të energjisë, ndërsa autoritetet po ndjekin nga afër zhvillimet.

Nuk është bërë ende e ditur nëse do të nevojitet ndërhyrje emergjente për stabilizimin e shtyllës apo për devijimin e përkohshëm të linjës. Situata mbetet nën vëzhgim nga strukturat përkatëse. 

rreshqitje dherash en aksin librazhd-prrenjas

Lini një Përgjigje