Besimtarët ndërprenë dhe lutjen mbrëmjen e djeshme për shkak të kaosit të shkaktuar në xhami ndaj hedhja e gazit.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar zyrtarisht lidhur me incidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, gjatë protestës së opozitës, e cila u përshkallëzua me hedhje të lëndëve piroteknike dhe molotovëve.
Ngjarja ndodhi në një kohë kur brenda xhamisë besimtarët po falnin namazin e Teravive. Në reagim thuhet se KMSH dënon incidentin pranë Xhamisë së Namazgjasë dhe hedhjen e molotovëve drejtuar Xhamisë, teksa shton se 'besimtarë të pafajshëm u lënduan pa asnjë shkak'.
Komuniteti Mysliman u bën thirrje gjithashtu të përfshirëve që të tregojnë maturi, përgjegjësi dhe vetëpërmbajtje, në mënyrë që veprimet e tyre të mos cenojnë të drejtat dhe liritë e besimtarëve apo të çdo qytetari tjetër.
"Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë Xhamisë së Namazgjasë, në një kohë kur besimtarët po falnin namazin e Teravive.
Shprehim indinjatën tonë të thellë për lëndimin e pajustifikuar të besimtarëve, të cilët ndodheshin në ambientet e xhamisë për të kryer ritet e tyre fetare në paqe dhe qetësi.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka qenë gjithmonë një faktor i matur dhe i përmbajtur në qëndrimet dhe reagimet e tij publike. Megjithatë, kjo maturi nuk duhet të keqinterpretohet si tolerim i shkeljes së të drejtave dhe lirive kushtetuese të besimtarëve tanë.
Në këtë kuptim, dënojmë me vendosmëri incidentin e ndodhur më 20 shkurt 2026 pranë Xhamisë së Namazgjasë, ku besimtarë të pafajshëm u lënduan pa asnjë shkak.
U bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë që të tregojnë maturi, përgjegjësi dhe vetëpërmbajtje, në mënyrë që veprimet e tyre të mos cenojnë të drejtat dhe liritë e besimtarëve tanë apo të çdo qytetari tjetër", thuhet në reagimin e Komunitetit Mysliman Shqiptar.
Protesta e opozitës u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë në disa pika të kryeqytetit.
Forcat e policisë përdorën ujë me presion dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës, ndërsa në afërsi ndodheshin edhe besimtarë. Disa prej tyre ndërprenë dhe lutjen mbrëmjen e djeshme për shkak të kaosit të shkaktuar në xhami.
Ndërkohë janë publikuar pamjet ku besimtarët largohen me vrap nga zona, ndërsa në sfond duken efektet e gazit lotsjellës. Policia ka përdorur më herët gjatë mbrëmjes autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, duke argumentuar se ndërhyrja bëhet për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
Sali qeni qe kerkon te djege Shqiperine edhe duke ndezur luften fetare dhe krahinore,,qen bastard i Beogradit.
Thirrjet për lutje janë shumë të larta dhe shumë të gjata. Militantët e shfrytëzuan demonstratën si një mundësi për t'i dhënë një paralajmërim KMSH.