
Qarkullimi i automjeteve në autostradën Tiranë–Durrës paraqitet i rënduar mëngjesin e kësaj të shtunë, duke shkaktuar vonesa për drejtuesit e mjeteve.
Nga fotot e siguruara duken radhë të gjata automjetesh dhe lëvizje e ngadaltë e trafikut. Sipas pamjeve, ngarkesa nis që në zonën e mbikalimit te Casa Italia.
Ende nuk raportohet zyrtarisht për shkaqet e krijimit të trafikut të rënduar, ndërsa fluksi i lartë i automjeteve mbetet një nga faktorët kryesorë që shpesh sjell ngadalësim të qarkullimit në këtë segment, veçanërisht në oraret me lëvizje të shtuar.
Lini një Përgjigje