TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Shkurt 2026, 08:07

Protesta e PD, gazetari: Programi i Berishës i bazuar te dhuna, mjeshtër manipulimi

Shkruar nga Pamfleti

Protesta e PD, gazetari: Programi i Berishës i bazuar te dhuna,

Gazetari Fatos Mahmutaj ka folur lidhur me protestën e djeshme të Partisë Demokratike. 

Ai e cilësoi si një akt të përsëritur dhune dhe manipulimi politik. Sipas tij, Partia Demokratike është tashmë e identifikuar plotësisht me figurën e ish-kryeministrit.

“Është pikërisht programi i shkruar ose i pashkruar i partisë së Berishës, sepse tashmë është kthyer në parti të Berishës ose militantë të Berishës", u shpreh Mahmutaj.

Gazetari përdori tone të forta ndaj Berishës, duke e akuzuar për nxitje të vazhdueshme të përplasjes.

“Berisha nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka krijuar dhunë, vetëm dhunë… Nuk di të bëjë gjë tjetër veçse dhunë. Ky është programi i Berishës, kaq di që të bëjë", deklaroi ai për "Abc News".

Mahmutaj shtoi gjithashtu se ish-kryeministri “është mjeshtër i manipulimit të situatave” dhe “mjeshtër i shkatërrimit dhe ndërrimit të situatave në favor të tij”.

Duke iu referuar kohës së zhvillimit të protestës, Mahmutaj e cilësoi të papërshtatshme përkimin me muajin e shenjtë të Ramazanit.

"Atë gjënë e turpshme që bëri dje përpara besimtarëve, fesë dhe besimit të tyre, në një muaj të shenjtë të Ramazanit… Është kulmi i muajit të paqes dhe të adhurimit dhe ai ua prishi këtë adhurim besimtarëve", tha gazetari.

Lini një Përgjigje