TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Shkurt 2026, 21:29

Protestuesit 'mbyten' me gaz, Berisha izolohet në seli; dhëndri spektator në Xhaminë e Namazgjasë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Protestuesit 'mbyten' me gaz, Berisha izolohet në seli;
Berisha gjatë largimit

Teksa protestuesit po mbuloheshin nga gazi lotsjellës i hedhur nga policia, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u largua nga zona e përplasjeve dhe u izolua në selinë e PD-së. Ai mbante maskë kundërgaz në momentin e tërheqjes.

Në të njëjtën kohë, në një video që po qarkullon, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, shihet duke i ndjekur përplasjet nga lart, pranë zonës së Xhamisë së Namazgjasë, ndërsa poshtë vijonin tensionet mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Pamjet tregojnë se ndërsa në terren pati përballje me gaz lotsjellës, drejtuesit e opozitës nuk ndodheshin mes turmës në momentet e fundit të përshkallëzimit. Nuk ka ende një reagim zyrtar nga Partia Demokratike lidhur me largimin e Berishës apo pamjet e publikuara.

Lini një Përgjigje