TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Shkurt 2026, 20:05

Përshkallëzohet protesta edhe para Kuvendit, molotov, ujë dhe gaz lotsjellës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përshkallëzohet protesta edhe para Kuvendit, molotov, ujë dhe gaz

Në përgjigje, forcat e rendit kanë ndërhyrë menjëherë duke përdorur autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës...

Pas incidenteve para Kryeministrisë, tensionet janë zhvendosur përpara godinës së Parlamentit. Teksa policia shpërndau me autobota uji protestuesit që hodhën molotovëve para godinës së Kryeministrisë, ata u rigrupuan sërish dhe u zhvendosën përpara Kuvendit, ku situata është tensionuar sërish.

Me grumbullimin përpara godinës së Parlamentit, një pjesë e protestuesve kanë qëlluar me molotov në drejtim të kordonit të policisë.

Në përgjigje, forcat e rendit kanë ndërhyrë menjëherë duke përdorur autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për të larguar protestuesit nga zona përreth.

Me shpërndarjen e turmës së mbledhur para Kuvendit, policia nxorri autobotët në rrugë për të larguar përfundimisht protestuesit e mbetur në zonën aty pranë.

 

protesta kuvendi gaz

Lini një Përgjigje