
Protesta e opozitës në Tiranë ka shënuar sërish tensione, ndërsa një grup protestuesish kanë hedhur molotovë dhe fishekzjarrë në drejtim të godinës së Kryeministrisë.
Si pasojë, flakët përfshinë për pak çaste hyrjen e ndërtesës qeveritare, por ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve bëri të mundur neutralizimin e zjarrit dhe shmangien e përhapjes së tij.
Pas incidenteve, forcat e policisë përdorën gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë për të shpërndarë turmën dhe për të rikthyer kontrollin në zonë.
Në vijim të përplasjeve, protestuesit janë zhvendosur drejt godinës së Kuvendit. Edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është parë me maskë kundërgaz, teksa po lëviz në drejtim të Kuvendit së bashku me mbështetësit.
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa forcat e rendit vijojnë të jenë të pozicionuara përgjatë bulevardit dhe pranë institucioneve kryesore.
Lini një Përgjigje