Protesta e opozitës në Tiranë po vijon, ndërsa tubuesit janë grumbulluar para selisë së Partisë Demokratike, pas tensioneve të regjistruara më herët në zonën e Kryeministrisë dhe Kuvendit
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa forca të shumta policie vijojnë të jenë të pranishme në terren. Gjatë përplasjeve, një protestues është goditur në kokë me një bombol gazi lotsjellës. Ai ka marrë ndihmë nga persona të pranishëm në vendngjarje.
Më herët, policia përdori gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë për shpërndarjen e turmës, pas hedhjes së molotovëve dhe fishekzjarrëve në drejtim të institucioneve shtetërore.
Lini një Përgjigje