Gazi mbulon zonën pranë Xhamisë së Namazgjasë. Forcat e policisë kanë përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës, ndërsa në afërsi ndodheshin edhe besimtarë.
Ndërkohë janë publikuar pamjet ku besimtarët largohen me vrap nga zona, ndërsa në sfond duken efektet e gazit lotsjellës.
Protesta e zhvilluar para Kuvendit është shoqëruar me tensione dhe ndërhyrje të forcave të rendit. Policia ka përdorur më herët gjatë mbrëmjes autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, duke argumentuar se ndërhyrja bëhet për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
Lini një Përgjigje