TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Shkurt 2026, 13:45

Paralizohet lëvizja drejt juglindjes, ARRSH apel qytetarëve: Përdorni rrugën alternative 

Shkruar nga Pamfleti
Paralizohet lëvizja drejt juglindjes, ARRSH apel qytetarëve:
ARRSH apel qytetarëve: Përdorni rrugën alternative 

Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën apel qytetarëve se aksi rrugor Librazhd-Prrenjas do të bllokohet tërësisht, për shkak të urës që po shembet në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës”.

Në njoftimin zyrtar, ARRSH u bën thirrje qytetarëve ta shmangin këtë aks dhe të përdorin rrugën alternative Maliq-Lozhan- Moglic-Gramsh- Elbasan deri në stabilizimin e plotë të situatës.

Paralizohet lëvizja drejt juglindjes, ARRSH apel qytetarëve:
Paralizohet lëvizja drejt juglindjes

“Në aksin Librazhd-Pogradec vendi i quajtur Arrat e Gurrës, pas vlerësimit në terren, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në koordinim me Policinë e Shtetit, për arsye sigurie njofton se: Do të ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve në këtë segment.
Ndërkohë nga ana e ARRSH po merren masat e nevojshme për të ndërtuar menjëherë një bypass provizor për sigurinë e qytetarëve dhe mjeteve.

U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin këtë aks, ndërkohë që përdoruesit e autoveturave të përdorin rrugën alternative Maliq-Lozhan- Moglic-Gramsh- Elbasan deri në stabilizimin e plotë të situatës.

Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë përdoruesve të rrugës. Çdo masë e marrë ka si qëllim të vetëm garantimin e sigurisë së jetës dhe parandalimin e incidenteve të mundshme”-thuhet në njoftimin e ARRSH.

Ndërkohë drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli tha se qarkullimi do të mbetet i bllokuar deri në marrjen e një mase provizore me një Bypass në krah të skarpatës që po zhvillohet aktualisht.

“Kemi në mbikëqyrje tashmë prej javësh por gjatë 48 orëve të fundit ka pasur përkeqësim të ndjeshëm,  dhe jemi të detyruar të bllokojmë përkohësisht trafikun deri në zbatimin e një mase provizore me një Bypass në krah të skarpatës që po zhvillojmë. Ka një zhvillim të vazhdueshëm në përkeqësim se nga mëngjesi spostimi i urës ishte 27 cm, ndërkohë që aktualisht është 29 cm. Nga vizita që më poshtë urës, po thërrmohet betoni. Kështu që jemi të detyruar të bëjmë bllokimin total jo vetëm për mjetet e rënda sikurse njoftuam në mëngjes, por edhe për mjetet normale. Sot në orën në mëngjes zhvilluam një mbledhje në mëngjes, dhe konkluzioni ishte ky. Por po verifikonim saktë në terren që të ishte masa e duhur. Ura në këtë moment nuk shfaq absolutisht siguri.”, u shpreh ai.

Ndërkohë, situata ka sjellë pasoja të menjëhershme në qarkullim. Autokolona e autobusëve me kapacitet 40 vende ka arritur deri në 2–3 kilometra, si në hyrje të Librazhd, ashtu edhe në zonën e Hotolisht.

paralizohet lëvizja drejt juglindjes arrsh apel qytetarëve përdorni rrugën alternative 

Lini një Përgjigje