Postet kryesore në këtë bashki të PS, i ka një rrjet i mbyllur familjar, që sipas zinxhirit nepotik dhe funksioneve, vetë propozojnë, vendosin e firmosin, ndërsa Edi Rama mashtron Komisionin Europian, me raporte false për gjoja reformim të adminstratës publike...
Administrata qendrore e Bashkisë së Rrogozhinës, është modeli më tipik e flagrant, i krijimit të një rrjeti të mbyllur familjar e të krushqisë, që ka kapur pothuajse të gjithë postet drejtuese kryesore të fondeve e shërbimeve, duke nisur nga kryetari deri tek skrepisti i kësaj bashkie.
Rjetin e “Bashkisë familjare” në Rrogozhinë e krijoi ish-kryetari Edison Memolla, i cili më 9 shkurt u burgos pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, që la në fuqi vendimin e shkallës së parë, për dënimin e tij me 1 vit burg për krim zgjedhor.
Edhe vetë Edison Memolla, nga ish-emigrant të Itali, u katapultua Zv/kryetar i Bashkisë-Rrogozhinë në vitin 2019, nga kushërëri i tij, ish-kryebashkiaku i ndjerë Haxhi Memolla, të cilin e zëvendësoi deri më 6 mars 2022, kur fitoi mandatin në zgjedhjet e pjesshme lokale.
Menjëherë pas marrjes së detyrës, Edison Memolla emëroi në postet drejtuese të Bashkisë, familjarë dhe persona me lidhje krushqie, duke krijuar një staf drejtues me qark të mbyllur familjar, që sipas zinxhirit nepotik e funksioneve, propozojnë, vendosin, firmosin dhe vulosin vetë.
Postet dhe lidhjet familjare në Bashkinë e Rrogozhinës
- Edison Memolla, Kryetar i Bashkisë-Rrogozhinë, nga muaji mars 2020, deri më 9 shkurt 2026, kur u burgos me 1 vit për krim zgjedhor.
- Andi Proshka, ish- Zv/kryetar i Bashkisë-Rrogozhinë, tashmë kryetar në detyrë, kunati i ish-kryetarit të burgosur dhe i emëruar prej tij.
- Erinda Proshka- Memolla: Këshilltare, bashkëshortja e kryebashkiakut në detyrë, Andi Proshka dhe vajza e xhaxhait të ish-kryetarit Edison Memolla.
- Xhulia Kalemi, Sekretare e Kryetarit dhe Përgjegjëse e Zyrës së Protokollit të Bashkisë, kushërira e ish-kryetarit.
- Renato Kalemi, Specialist i Shërbimeve Mbështetëse, vëllai i Sekretares e Përgjegjëses së Protokollit dhe kushëri i ish-kryetarit.
- Rezart Vogli, Drejtor i Financave të Bashkisë Rrogozhinë, lidhje kushqie me ish-kryetarin e burgosur Edison Memolla.
- Raimonda Vogli, Përgjegjëse e Qendrës Kulturore të Bashkisë, bashkëshortja e Drejtorit të Financave, Rezart Vogli.
- Blerina Memolla, Përgjegjëse e Financës, bashkëshortja e djalit të xhaxhait të ish-kryetarit.
- Orges Tosku, Drejtor i Arsimit, Sportit e Kulturës në Bashki, kunati i xhaxhait të ish-kryetarit
- Harun Murrani, Specialist i Shërbimit Social, kushëri i ish-kryetarit.
- Fadil Haliti, Shofer i Bashkisë, djali i hallës i ish-kryetarit.
- Gëzim Memolla, Skrepisti i punëve publike të Bashkisë; kushëri i ish-kryetarit.
Të gjithë këta, i ka emëruar ish-kryetari i burgosur Edison Memolla, duke u krijuar dosje false, sikur ata janë përzgjedhur me konkurse e testime, por i vetmi kriter që plotësojnë është lidhja famijare dhe e krushqisë me ish-kryebashkiakun e dënuar socialist.
Ndërsa kryeministri Edi Rama, vazhdon mashtron Komisionin Europian, me raporte false për gjoja reformim të adminstratës publike /Pamfleti
Lini një Përgjigje