TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Janar 2025, 09:59

Reshjet e shiut në Vlorë, bashkia paralajmëron banorët: Zonat ku mund të ketë përmbytje

Shkruar nga Pamfleti
Reshjet e shiut në Vlorë, bashkia paralajmëron banorët:
Reshjet e shiut në Vlorë

Gjatë ditës së sotme, qyteti i Vlorës është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të lartë, për këtë, bashkia e qytetit u ka bërë thirrje banorëve që të tregoheni vigjilentë për çdo situatë dhe të respektoni thirrjet dhe këshillat e autoriteteve.

“Bëni kujdes, mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë si: "Albano&Romina", Biblioteka Publike, Pranë Kishës Orthodhokse, në "Skelë" te dykalimshi, Shkolla "Halim Xhelo". Grupet tona të Ujësjellës Kanalizime dhe Bashkisë së Vlorës, janë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme”, njoftoi bashkia.

I gjithë vendi është përfshirë nga reshjet këtë të mërkurë, ndërsa do të ketë edhe rënie të ndjeshme të temperaturave. 



reshjet e shiut në vlorë

Lini një Përgjigje