TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Janar 2026, 18:06

Reshje bore në zonat malore, vështirësi qarkullimi në Llogara; Rama njofton për angazhim të të gjitha strukturave

Shkruar nga Pamfleti
Reshje bore në zonat malore, vështirësi qarkullimi në
Bora në Llogara

Reshjet e dëborës kanë rinisur në zonën e Qafa e Llogarasë, duke krijuar vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor në segmentin nga fshati Dukat deri në Palasë. Situata ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme të Policisë Rrugore dhe mjeteve borëpastruese, të cilat kanë punuar për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e trafikut.

Falë ndërhyrjes në kohë, aksi është mbajtur i hapur dhe qarkullimi i automjeteve vijon pa probleme, ndërsa efektivët e Policisë Rrugore kanë qenë në terren për të orientuar dhe garantuar sigurinë e drejtuesve të mjeteve.

Në një reagim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama bëri të ditur se, për shkak të kushteve të vështira atmosferike në disa zona të vendit, ekipet e Autoritetit Rrugor Shqiptar janë angazhuar pa ndërprerje në të gjithë territorin, duke punuar ditë e natë për të mbajtur të hapura akset kryesore dhe për të garantuar sigurinë në qarkullim.

Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht në terren janë të angazhuara 130 mjete borëpastruese, 577 mjete të tjera mbështetëse dhe rreth 800 punonjës. Për përballimin e situatës janë në dispozicion 5 300 ton kripë dhe 1 800 ton granil.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të ulin shpejtësinë dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, veçanërisht në zonat malore ku reshjet e dëborës dhe ngricat janë më të pranishme.

bore llogara

Lini një Përgjigje